“Babai im u bë keq kur dola nga BB”, Kejvina tregon pse ia dërgoi dronin Luizit

Ndonëse ka reaguar disa herë në rrjetet sociale , së fundmi Kejvina Kthella ka dalë publikisht në një intervistë televizive për të folur për eksperiencëne saj në BBVA.

 

Ajo ka komentuar largimin famëkeq nga “BBV”, si e përjetoi këtë familja e saj, deri dhe marrëdhënien e Luizit me Kiarën.

 

“Kur kam dalë komentet kanë qenë shumë agresive dhe nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje. Asnjëri nuk e kuptoi si u ndjeva unë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Kam kërkuar falje publikisht për atë gjest (shpullën) sigurisht se nuk është diçka e mirë. Familja është mërzitur shumë nga komentet që kanë marrë. Babai im vuan edhe nga diabeti dhe pas kësaj e ka përjetuar edhe më keq dhe ka pasur komplikacione,-u shpreh modelja.

 

“Unë dhe Luizi nuk njihemi nga jashtë, kemi shkuar shumë mirë që natën e parë. Gjithmonë e thoja e kam si vëlla. Ai moment nuk mendoj se ka prishur marrëdhënien tonë, kur të dalë them se çdo gjë do të vazhdojë si më parë. Sa herë jemi zënë edhe me shoqërinë dhe jemi puthur sërish. Marrëdhënia ime me Luizin aty ka qenë me të vërtetë reale. Dronin e dërgova për t’i thënë jam me ty dhe për t’i kërkuar falje për gjestin,”-shtoi Kejvina në lidhje me Luizin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...