Degradohet lulishta afër bashkisë së Shkodrës/ Ish-Zv/Ministri i Kulturës: Projekti i 40 viteve më parë ishte i bukur

Ish-zëvëndës ministri i Kulturës Zef Çuni njëherësh arkitekt i njohur në një intervistë dhënë për RTSH Shkodra ka kritikuar institucionin e bashkisë që sipas tij po keqmenaxhon hapësirat publike.

 

Ai ka ngritur shqetsimin për lulishtën vetëm pak metra larg godinës së bashkisë në mes të pallatave e cila sipas tij ka humbur cdo funksion dhe nga një projekt i realizuar 40 vite më parë nga vetë dora e tij sot kjo lulishte është kthyer në një baltovinë dhe parking për automjete.

 

Arkitekti Cuni ka reaguar edhe në lidhje me punimet e fasadës te pallati i Kinezve që i quan si skandaloze dhe një model se si nuk duhen bërë punët.

 

Lulishta në afërsi të bashkisë Shkodër apo në vendin që njihet si sheshi i pallatit të kinezve ka disa vite që është kthyer në këtë gjendje mes baltës, parregullsisë, hedhjes së inerteve në këtë vend dhe duke u zënë nga parkimi i automjeteve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...