Maestro merr vendimin e papritur, plas sherri mes tyre, Luizi i revoltuar: Frenohem prej gruas dhe vajzës së tij

Vëllai i Madh ftoi mbrëmë Armaldo Kllogjerin, Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin që të darkojnë së bashku. Duke qenë të tre në nominim, ata patën mundësinë të flasin për strategjitë e secilit deri më sot. Përse duhet secili prej tyre të vazhdojë lojën, e cili duhet të largohet nga shtëpia. Tre banorët darkuan në dhomën e surprizave.

 

Por në një moment gjatë kësaj darke, Maestro ka vendosur që të largohet nga aty duke lënë vetëm Kristin dhe Luizin. Ky i fundit është revoltuar dhe i tha Aliajt se nuk ia thotë do gjëra Armaldos pasi frenohet nga gruaja dhe vajza e tij. Luizi: Hej Zot i madh, ça ti thuash.

 

Luizi: Gjynah të vjen se 47 vjeç burrë dhe matem se i kam fjalët në fyt me ja thënë, e kur vjen puna tërhiqem se boll luajtëm. Kristi: Boll u vendos në pozitë të vështirë ai. Luizi: Edhe gërricet edhe mi lë fjalët në fyt se më vjen keq t’ja plas surratit me i thënë ky je, këtë ke bërë, këtë ke thënë. Por janë duke e parë gruaja dhe fëmijët. Për këtë dreq gjëje jam penduar që jam në këtë lojë se këtu ka njerëz që e di që i lëndohen ata jashtë. Se ka nëna me fëmijë, ka baba me fëmijë, edhe nuk di robi si me luajtur me ta.

 

Do me i thënë do gjëra në sy, do fakte, vese, do lëvizje që bëjnë, por të shkon në mendje prit pak se nuk po ua thua atyre. Ky tani a e shfrytëzon këtë gjë, e çohet e ik. Tani rri e mbaroje një muhabet deri në fund. Njëri prej nesh nuk do jetë pas të shtunës, për respekt nuk rri dot që të kalojmë darkën e fundit bashkë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...