Nëna lehonë në qeli, burri: E bëj unë burgun, lirojeni Dianën. Qytetarët ofrohen të paguajnë gjobën

Diana Bahçja, 27-vjeçe nga fshati Drisht i Shkodrës, u bë nënë për herë të dytë në 25 shkurt. Teksa ishte duke u kujdesur për fëmijën në djep, tetë ditë pasi e solli në jetë, në banesën e bashkëshortit të saj, Nazmiut, mbërrin një vendim gjykate, i cili e dënonte nënën lehonë me 1 muaj e 20 ditë burg.

 

Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për benën, por edhe vetë shëndetin e saj.

 

“Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) nuk ka pasur dijeni dhe nuk është njoftuar as për vendimin penal të themelit (dënimit) Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është dënuar me gjobë dhe aq më pak për vendimin penal të konvertimit të gjobës në burgim me Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

 

Avokatët thonë se çështja është emergjente, prandaj thonë se pezullimi duhet të ndodhë sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar. Disa qytetarë janë shprehur të gatshëm që të paguajnë gjobën prej 250’000 që është dënuar gruaja.

 

Bashkëshorti i Dianës, Nazmiu tregon se pasi u paraqitën në polici, edhe pse refuzuan firmosjen e shkresave, bashkëshortja e tij nuk u kthye më në banesë, por u mor në burg. Ai apelon për lirim nga burgu.

 

Sipas vendimit të gjykatës, i marrë në 13 qershor të vitit 2022 nga gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, shtetasja Diana Bahçja do të vuajë dënimin me burg pasi nuk ka paguar një gjobë prej 250 mijë lekësh. Kjo gjobë i ishte vendosur Diana Bahçes në vitin 2020 nga gjykata, me akuzën e braktisjes së fëmijës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...