“Me zor lëviz, kam dy fëmijë”! Rrëfimi drithërues i shqiptarit: Më sakatuan policët grekë

Zbardhen detaje të reja për dhunimin e shqiptarit Saimir Zefi në Greqi. Shqiptari nga Puka u godit nga katër policë grekë. Ai ka publikuar edhe një video që vërtetojnë akuzat se u dhunua.

 

Zefi shprehet se pasi u dënua në mungesë nga gjykata kishte kërkuar që të ishte i pranishëm gjatë seancës, por kërkesë ka sjellë reagimin e ashpër të gardianëve grekë të cilët e kanë dhunuar brutalisht. Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë aq brutale sa mezi arrin të lëvizë. Ndërsa kërkon nga shteti shqiptar që të ndërhyjë për t’i garantuar të drejtat e tij në shtetin grek.

 

“Përshëndetje, jam Saimir Zefi. Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesën time, kërkova të drejtat e mia dhe prej kësaj më kanë sakatuar. Me zor lëviz, nuk kërkoj asgjë përveç të drejtave të mia. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar. I kërkoj shtetit shqiptar, të dalë e drejta, pasi nuk kisha bërë asgjë.

 

Burgjet e Greqisë i dënojnë shqiptarët në bazë të rracizimit, pa përkthyes në gjykatë. Edhe prindërit e mi ishin të pranishëm, kanë video si prova, mund të flasin edhe ata. Jam i pafajshëm, më kanë lënë sakat. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, nuk mund të flas me ta në këtë gjendje” thotë Zefi.

 

Katër policët grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar të burgosurin shqiptar. Tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...