Rruga e Dukagjinit, reagon Angoni: Ku kanë shkuar 12 milionë lekë të akorduara nga qeveria për rrugën?

Pas protestës së banorëve të Dukagjinit për të kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë ka patur dhe një deklaratë publike nga Bashkia Shkodër.Sipas saj Bashkia ka bërë disa kërkesa për rikontruksionin e kësaj rruge, por janë refuzuar, bllokuar nga qeveria dhe instancat e saj në pushtetin vendor Shkodër.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Kjo e fundit në reagimin e saj thotë se nga buxheti I shtetit janë akorduar 15 milionë lekë për rrugën e Dukagjinit, por janë harxhuar nga bashkia vetëm 3.7 milionë, duke ngritur pyetjen se ku kanë shkuar 12 milionë lekë të tjera.

Reagim publik:
Sipas deklaratës së bashkisë Shkodër në të cilën citohen 3 (tre) vendime të Këshillit Bashkiak për të cilat Prefekti është bërë pengesë sqarohet opinioni publik për të vërtetën:
Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr.46 i datës 27.09.2022, ndër të tjera ka pasur të bëjë me fondet e kushtëzuara, një transfertë e buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile me destinacion të vetëm “dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara”.
Pikërisht këtë fond për t’i ardhur në ndihmë 23 familjeve të dëmtuara Prefekti ka lejuar procedim,

Edhe Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 55 i datës 07.11.2022 ka pasur të bëjë me fondet e kushtëzuara, një transfertë e buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile me destinacion të vetëm “dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara”.

Një pjesë të këtij fondi si ndihmë për 7 familjeve të dëmtuara Prefekti ka lejuar procedim,
Sqarohet se fondet e kushtëzuara përdoren vetëm sipas destinacionit për të cilën transferohet, dhe këtë qeverisja vendore duhet ta dijë.

Ndërkohë Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr.50 i datës 27.09.2022 ka pasur si objekt një pjesë të fondit financiar me fokus shërbime, mirëmbajtje emergjente të segmentit “Ura Mesit Prekal Kir-Mali i Shoshit-Breglumi-Ndërlòysaj-Thethë” dhe JO Investime,
Sqarohet për opinionin publik se në transfertën e vitit 2022, njësive të vetëqeverisjes vendore u janë akorduar fonde për rrugët rurale të transferuara nga qarku në bashki.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të shtojnë fonde nga të ardhurat e tyre për të rritur cilësinë e shërbimit në rrugët rurale. (përcaktuar te Aneksi 4 i buxhetit të shtetit për vitin 2022).

Ne vitin 2022 bashkisë Shkodër, janë akorduar nga buxheti i shtetit si transferte sektoriale e pakushtëzuar vetëm për këto rrugë (të transferuara nga Qarku) 20 milione lekë. Rrugët rurale të transferuar nga Qarku sipas bashkisë Shkodër janë gjithsej 123 km nga te cilat pjesa dërrmuese rreth 72 km është rruga e Dukagjinit, rruga e Shllakut dhe rrugë të asfaltuara. Nga ky buxhet për rrugën e Dukagjinit duhet të ishin akorduar të paktën 15 milionë lekë.

Sipas raportit për PBA 2023 të bashkisë Shkodër për rrugën e Dukagjinit janë shpenzuar (të paktën me letra) 3,7 mln Lekë. (Buxheti i bashkisë 2023 Programi 04520: Rrjeti rrugor rural, faqe 91).

Ku kanë shkuar 12 milionë lekë?

Kaq prioritet e ka Bashkia Shkodër rrugën e Dukagjinit sa jo vetëm që nuk ka shtuar fonde të veta për mirëmbajtjen e saj, por edhe transfertën specifike të qeverisë për mirëmbajtjen e rrugës së Dukagjinit e ka devijuar në destinacione të tjera.

Ndërkohë që nuk ka përdorur fondin e rrugëve rurale për këtë qëllim publikon shkresa pa lidhje në të cilat kërkon fondin e emergjencave civile për të financuar rrugë, kur për të gjithë është e njohur se emergjencat civile kanë tërësisht natyrë tjetër jo mirëmbajtje e ndërtim rrugëve.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...