Ku janë lekët e Irini Qirjakos? Këngëtarja: S’më dridhet qerpiku

Këtë fundjavë nisi programi më i ri i Ermal Peçit në ekranin e RTSH. Këngëtarja e njohur Irini Qirjako ndau me moderatorin rrëfime nga jeta e saj personale e profesionale, rrëfime që në disa momente i quajti të guximshme e se ‘nuk i dridhej qerpiku’.

 

 

E pyetur nga Ermali per fitimet marramendëse që mund të ketë marrë nga karriera e saj, Irini tha e revoltuar: Të drejtës së autorit, shteti duhet t’i rrij çekan në kokë. Më morën në telefon nga e drejta e intepretuesit, më tha më jep një llogari bankare të kaloj diçka, pas kaq shumë vitesh. Eshtë skandaloze, ku shkuan fitimet e mia, paratë e mia? Këngët e mia luhen kudo prej dekadash. Ku janë leket e Irini Qirjakos, më bën të aludoj që edhe mund të jenë ndarë këto lekë.

 

Gjate bisedës me Ermalin, Irini tregoi se ka sakrifikuar shpesh për publikun e saj duke e vënë atë mbi këdo. Në dy momente të trishta ku ajo ka humbur njerëzit më të afërt, këngëtarja tregoi se nuk ka anuluar koncertet por në zi ka dalë para publikut duke mos treguar asnjë moment atë që po perjetonte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME