Çfarë po ndodh në shtëpinë më të famshme? Dy banorë të “BBVA” thyejnë rregullat

Një zarf i bardhë hyri ditën e sotme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ i cili sqaronte lojën siameze për banorët, të cilët mbrëmjen e kaluar nisën jetesën në çifte, si një trup i vetëm.

 

Në zarf thuhej se bluza duhet të hiqet vetëm kur banorët shtrihen për të fjetur dhe kur ata futen në tualet.

 

Në rast se njëri prej dyshes, dëshiron të shkojë në tualet natën, atëherë duhet të zgjojë partnertin, të veshin bluzën, të shkojnë te dera e tualetit dhe njëri prej tyre futet brenda, ndërsa tjetri pret jashtë.

 

Duke veshur sërish bluzën, ata do kthehen në shtrat dhe do e heqin sërish për të fjetur. Zarfi specifikon se, në asnjë rast tjetër, bluza nuk lejohet të hiqet. Nga ana tjetër, çifti duhet të përdorë vetëm njërën dorë, atë që është lënë jashtë bluzës, ndërsa dora tjetër duhet të qëndrojë brenda dhe është “jashtëfunksionale”.

 

Edhe në dhomën e rrëfimit banorët do shkojnë dyshe-dyshe, ashtu siç janë dhe ata janë të detyruar që ta mbjanë sekret bisedën në dhomën e rrëfimit, pa e ndarë me të tjetër.

 

Kaluan vetëm pak minuta nga leximi i zarfit, i cili shpjegonte rregullat e lojës siameze dhe Armaldo i shkeli ato. Njëra prej rregullave, thonte se banorët nuk janë të lejuar ta përdorin dorën që është brenda në bluzë, por duhet të vënë në përdorim vetëm atë që është jashtë saj.

 

Armaldo i cili po jeton si një trup i vetëm me Jorin, mori veshjet për tu ndërruar në banjë dhe për këtë gjë përdori të dyja duart. Veprimi i tij zgjati për disa minuta, duke thyer në këtë mënyrë rregullat e lojës siameze.

 

Edhe Luizi i theu rregullat sot. Pasi shoqëroi Oltën në banjë, lau dhëmbët në lavaman dhe për këtë gjë, ai përdori të dyja duart. Me njërën lau dhëmbët, ndërsa tjetrën e mbështeti në lavaman, gjë që u paralajmërua nga Vëllai i Madh se nuk lejohej.

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...