Fansat e Luizit nga Londra i kanë dërguar këngëtarit një mesazh të pazakontë.
“Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra,” i shkruan një nga fansat, duke nënkuptuar kultivimin e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet shtëpive të barit.
Sigurisht mesazhi ka shkatuar të qeshura te banorët, me Luizin që u pëtgjigj duke thënë : “Po mirë mo burrë, fiki llampat kajher”.
Ditën e djeshme banorët e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri patën mundësinë të lexojnë disa nga mesazhet e ndjekësve për secilin prej tyre.