“E gjithë Shqipëria e di përgjigjen”/ Ish banori i njohur i ‘Big Brother Vip’ ka dy fjalë për Luizin

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Pirro Beati, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ai ka lënë një link ku mund t’i dërgonin pyetje në mënyrë anonime dhe ai iu është përgjigjur.

 

Pyetjet rreth shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë qenë më të shumtat për të dhe Pirro nuk ka ngurruar që t’u përgjigjej.

 

“Luiz vs Olta, kush fiton? Dihet që e fiton luani po doja mendimin tënd?”, e ka pyetur një ndjekës dhe Pirro është përgjigjur: “E gjithë Shqipëria e di përgjigjen”. Beati ka qenë mjaft i afërt me Luiz Ejllin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por edhe pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai vijoi ta mbështeste këngëtarin e njohur, të cilin e mendon si fitues të këtij edicioni të BB VIP.

 

Ndërkohë një fans tjetër i ka kërkuar që të përshëndeste Luizin dhe Beati ka postuar një foto të tij dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Do e pinim kafen e mëngjesit bashkë tani”. “Çfarë të shtyu që të bëhesh me Luizin?”, e pyet një tjetër dhe ish-banori i kthehet: “Sjellja e tij ndaj meje! Respekti dhe njerzillëku që tregoj!”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...