Tjetër gafë në Big Brother, konkurentja thotë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Xhuliana Nura ka “lëshuar një perlë”, teksa ka thënë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.

 

Ajo ka treguar se i njihte mirë rëndësinë e “odave”, pasi kishte një familje patriarkale. E këtu ka qenë edhe biseda ku banorja ka bërë edhe një “gafë” duke thënë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.

 

“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin”, ka thënë Xhuli.

 

Pas kësaj, ishte Stresi ai i cili kthehet dhe e pyet Xhulin sa vjeç i ka babai i saj.

 

“Babi i ka 64 vjeç”, ka thënë Xhuli, duke dëshmuar kështu me një llogari të thjeshtë se babai i saj ka lindur në vitin 1959.

 

Është pak e pamundur që babai i Xhulit të ketë qënë në klasë me Azem Galicën, i cili ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Habit Bledi Mane: I kam bërë dhe një këngë Kiarës, e kam dashur!

Bledi Mane që prej daljes nga “Big Brother VIP”...

‘Nuk jam fanse e Luizit, por…’! Efi flet për raportin me konkurentin

Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Më Lër...