Plas xhelozia, debati i fortë mes Nitës dhe Shpatit: Kë ke më shoqe, mua apo Dean?

Shpati dhe Nita kanë pasur një debat mjaft të fortë mbrëmë pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”.

 

Duket se Shpati nuk e ka pritur aspak mirë që Nita nuk e shpëtoi atë nga zinxhiri i nominimit, ku ajo tha emrin e Fotinisë.

 

Madje edhe disa prej banorëve janë habitur me zgjedhjen e Nitës.

E duke qenë se asnjë nuk tha emrin e Shpatit, as Dea Mishel, e cila ka shprehur një simpati për të, ai është në nominim me Luizi, Elvisin dhe Antonetën.

Sa i përket debatit, Nita i tha Shpatit se pse pyet vetëm atë se pse nuk e shpëtoi dhe nuk pyet Dean, me të cilën edhe është puthur.

 

Në fakt ata nuk janë puthur në buzë me të vërtetë, por ishte një lojë e tyre dhe Jorit për banorët.

 

Nita: Për pesë ditë keni krijuar një marrëdhënie…

Shpati: Ti nëse unë puth dikë, ti mua më shkel si shok

Nita: Jo nuk të shkeli, pse nuk të zgjodhi ajo?

Shpati: Nita je shumë gabim

 

Nita: Pse nuk të zgjodhi ajo?

Shpati: Po lëre atë se nuk dua të merrem, nuk është askush për mua. Me ty e kam direkt. Shumë kot je duke folur. Veç nëse është dikush budalla mos të kuptojë

Shpati: Seriozisht. Asnjë tjetër nuk njoh këtu përveç teje. Nëse dikush do më kishte zgjedhur, emrin jot ka qenë i pari

Nita: Dea pse nuk e ke zgjedhur Shpatin?

 

Nita: A e ke folur privatisht dhe me mua po flet këtu para të gjithëve. Kë ke shoqe më shumë? Pse nuk fole në privat edhe me mua?

Shpati: Se nuk erdhe të më pyesje mua se pse e puthe Dean, pyete të gjithë vetëm mua jo.

Nita: Po ça të pyes, të kisha pyetur të nesërmen. Kush tu afrua sot kur ishe i mërzitur, kush ishte personi i parë?

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...