GRUAJA NGA SHKODRA: BURRI TENTOI TË MË VRISTE, MË DHUNOI PËR 20 VITE

Nga Senad Nikshiqi

 

Kjo është një grua 49 vjeçe nga Shkodra e cila për 20 vite me radhë është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Vitin e kaluar 49 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve përjetoi një tmerr pasi bashkëshorti tentoi ta mbyste me thikë teksa ai ishte në gjendje të alkoolizuar.

 

Gruaja e cila nuk dëshiron të identifikohet tregon se prej një viti bashkëshorti ndodhet në burg por vendimi i dënimit me tre vite e gjysëm nga Gjykata e Apelit sipas saj nuk është zbardhur ende ashtu siç e dhunuara nuk ka as urdhër mbrojtje me argumentimin e Gjykatës së dhunuesi është i dënuar.

 

49 vjeçarja thotë se dhuna fizike dhe e çdo forme tjetër nga bashkëshorti nisi që pas javës së parë të martesës por ajo u detyrua të durojë duke mos patur se ku të shkonte deri në 5 shkurtin e vitit të kaluar kur bashkëshorti tentoi ta godiste me thikë.

 

Gruaja e dhunuar rrëfen se si djali i saj 14 vjeçar ishte ai që e shpëtoi nënën nga babai duke lajmëruar menjëherë policinë teksa po tentonte ta qëllonte me thikë.

 

Nëna e dy fëmijëve e cila po ndihmohet prej më shumë se 8 muajsh nga organizata “Gruaja tek Gruaja” thotë se është edhe e pastrehë. Banesa ku jeton sot është në emrin e vëllait të bashkëshortit dhe në rast se divorcohen ka vendosur që ta nxjerrë jashtë kunatën dhe fëmijët e saj.

 

Gruaja ka frikë se kur bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci të dalë nga burgu ka frikë se mund ta vrasë.

 

Pavarësisht gjithë vështirësive që ka, 49 vjeçarja i bën një thirrje grave dhe vajzave që të mos pranojnë në asnjë moment të qëndrojnë të dhunuara nga familjarët e tyre apo kushdo qoftë.

 

Vetëm shoqata “Gruaja tek Gruaja” vitin e kaluar ka trajtuar 725 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shkodër. Ky numër është shumë më i madh duke marrë parasysh edhe rastet e tjera të dhunës që trajtojnë organizata të tjera, vetë institucionet shtetërore apo edhe ato raste kur gratë dhe vajzat nuk arrijnë të denoncojnë dhunën. Rastet e dhunës në familje janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...