Jori ka hyrë me qëllim që t’i ndajë Kiarën dhe Luizin? Shoqja e saj Beniada ia zbulon “sekretin”

Modelja dhe moderatorja sportive, Jori Delli, është kthyer në një nga banoret më të diskutuara edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e “Big Brother Vip.” Kjo për shkak të afrimitetit që krijoi me Luizin, i cili po komentohet kudo në rrjet.

 

Pjesa më e madhe e komenteve e shikojnë marrëdhënien e tyre si një flirt dhe jo diçka shoqërore, ndërsa një pjesë më e vogël i shikojnë diskutimet dhe veprimet e tyre si një raport normal mes dy banorëve.

 

Së fundmi, një mendim e ka dhënë dikush që e njeh më mirë Jorin, modelja Beniada Nishani. Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles.

 

Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën. “Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.

 

Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, duket se fjalën “të dua”, e ka pasur më të lehtë t’ja shprehë Jorit. Të paktën kështu e pohoi vetë ai.

 

Teksa po bisedonin ditën e djeshme në oborr, modelja tha se Luizin e ka vëlla të madh, ndërsa ai shtoi se më shpejt i ka thënë asaj ‘ti amo’ sesa Kiarës. Në këto momente kalon Kiara por nuk reagon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Habit Bledi Mane: I kam bërë dhe një këngë Kiarës, e kam dashur!

Bledi Mane që prej daljes nga “Big Brother VIP”...

‘Nuk jam fanse e Luizit, por…’! Efi flet për raportin me konkurentin

Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Më Lër...