Olta thyen të njejtat rregulla që përjashtuan Ermionën, pritet vendimi i produksionit!

Ermiona Lekbello u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” mëngjesin e 1 marsit për shkak të gjuhës së përdorur një natë më para kundrejt Oltës, Maestros dhe Kiarës.

 

“Bëjnë si gore” ishte një ndër frazat që Jona përdori që ndër të tjera u konsiderua si dhunë verbale dhe i kushtoi përjashtimin nga formati.

 

Së fundmi e njëjta fjalë është perdorur edhe nga Olta Gixhari, e cila ka debatuar ashpër me Krist Aliajn. “Bën si gore, llafazan sillu si burrë,”-me këto terma iu drejtua aktorja Kristit në përplasjen e tyre. Keisi u bë “molla e sherrit” mes Oltës dhe Kristit. Më herët teksa banorët e “Big Brother VIP Albania” ishin duke pastruar shtëpinë, Olta i përmendi Kristit shërbimin që i bën Keisi.

 

 

Kjo nuk u prit aspak mirë nga ai, duke shpërthyer e duke akuzuar Oltën se është fake. Keisi nga ana tjetër nuk zgjodhi të reagonte por i kërkoi Kristit që ta linte Oltën të jepte mendimin e saj. Që prej hyrjes së Keisit është parë që Kristi është distancuar komplet nga Olta me të cilën më parë kalonte shumë kohë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...