Miqtë flasin për herë të parë mbi “sëmundjen” e Luizit: Ja si qëndron e vërteta

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar dy miqtë e Luiz Ejllit, një prej protagonistëve të BBV.

 

Ata surprizuan konkurrentin në spektaklin e kaluar, ndërsa sot zbuluan më shumë detaje nga marrëdhënia me mikun e tyre të fëmijërisë. Ata e përshkruan Luizin si një djalë energjik dhe plot humor që e kanë njohur në koncertet e këngës dhe që aso kohe debatonin me njëri-tjetrin.

 

Sa i përket lojës së tij në BBV dhe marrëdhënies me Kiarën, ata thanë: “S’ e kam parë kurrë Luizin të përfshirë kaq shumë në një lidhje, aq më tepër të qajë”, u shpreh Joni, ndërsa Mario shtoi:

 

“Do ishte diçka shumë e bukur, por Kiarën s’ e njohim nga jashtë. Kam qejf ta shoh edhe kontributin e saj tek Luizi”. Të pyetur nga Bieta për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje.

 

Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij, ndërsa si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së BBV cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...