“Më thoshin s’ke ko…”, mjeshtrja e cirkut shqiptar tregon paragjykimet: Më mbështetën prindërit

Mjeshtrja e cirkut shqiptar, Fitnete Duro ka bërë një rrëfim për jetën e saj në “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ku padyshim ka ndarë detaje nga më emocionueset.

 

Edhe pse sot 58-vjeçe, ajo kujton me imtësi çdo moment, duke mos harruar as paragjykimet. Megjithatë, Duro thotë se ia doli falë mbështetjes së prindërve dhe më vonë të bashkëshortit. Ajo thekson që ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj punës, madje edhe veglat i rregullonte vetë.

 

“Normalisht, kishte shumë paragjykime. Një vajzë e re në cirk, ju dukeshe sikur çfarë po bëje me ato ushtrimet. Disa thonin këto s’kanë kocka, po stërvitja të bënte elastike. Dmth shumë paragjykime ka pasur. Unë nuk i vija re këto, si të them këto paragjykime. Edhe më mbështeti shumë babi dhe mami. Më pas, u njoha me bashkëshortin tim Fredin dhe ai më ka mbështetur shumë, që nuk më paragjykoj fare dhe jemi njohur në ’88 dhe më ka mbështetur dhe te arti i cirkut, edhe te veglat që ne bënim, ai gjithmonë do na i bënte, sepse edhe puna e tij përafrohet.

 

Që e vogël unë i qendisja kostumet vetë dhe papuçet i qendisja, doja që kur të dilja në skenë, të dilja sa më bukur. Përveç performancës që do bësh, edhe veshja duhet bukur. Prandaj, artisti është artist jo vetëm në performancë. Edhe veglat duhet t’i rregullojë artisti, janë të rrezikshme. Litarin duhet ta lidhi mirë, të sigurohet një herë, pastaj të hipi”, rrëfeu Duro./abcnews.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...