Ditën e djeshme aktorja Eva Alikaj u largua nga shtëpia e Big Brother, pas debateve të bëra. Përplasja e saj nisi me Kristin, pikërisht për shkak të sfidës së kërcimit, “Dancing ëith the Stars”.
Pas disa përplasjesh me të, aktorja ka vijuar ofendimet dhe kërcënimet edhe me Luizin. Por një bisedë mes Oltës dhe Kristit në rrjet është interpretuar si një debat i stisur nga produksioni. Kristi ndër të tjera i ka thënë Oltës se i është thënë të debatoj. Nga ana tjetër Olta është përpjekur ta korigjojë, duke I thënë që i është kërkuar ta zgjidhë debatin.
Diskutimi:
Kristi: Mua më vjen inat që the the që e bëra me dashje debatin.
Olta: Po, sepse mund ta ndërprisje debatin. Nuk duhet ti shkoje te krevati.
Kristi: Nuk dua të them detaje, se ti e di që disa gjëra nuk thuhen, që i themi me një kontekst tjetër. Mua mu tha që duhet të shkosh sa më shpejt te Eva, të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem.
Olta: Jo të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem, kujdes