(Video) Luizi u pajtua me maestron dhe tregon se ka zemër të madhe/ Ja çfarë dhurate i ka bërë

Pas disa javësh që nuk flisnin me njëri-tjetrin, duket se Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri po rregullojnë raportin me njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Maestro ka hapur raftin me rroba të këngëtarit dhe i ka provuar.

 

Teksa po i provonte, Luizi i thoshte që t’i mbante. Por Maestro zgjodhi vetëm një xhaketë që i pëlqeu dhe që i shkonte.

 

Ai ua tregoi vajzave dhe ato i thanë se nuk i shkonte. Ishte Kiara Tito, ajo që i tha e para që nuk i shkonte dhe mendimin e saj e mbështeti edhe Olta Gixhari.

 

Kujtojmë se Maestro dhe Luizi kanë pasur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin dhe shkak qenë bërë batutat e këngëtarit ndaj Armaldos.

 

“Unë kam qëllim që t’ju nxjerr të gjithëve jashtë”, kjo është fraza e përsëritur shpesh nga Luiz Ejlli brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ndaj të gjithë banorëve.

 

Këngëtari ka shprehur ditën e sotme dëshirën për të pasur një mision sekret që t’i heqë imunitetin Shpatit. Teksa ndodhej në oborr së bashku me Nitën, Oltën dhe Armaldon, ai tha se do bënte çdo mision për t’i hequr imunitetin banorit më të ri të shtëpisë së “Big Brother VIP”.

 

“Se s’bën dua një mision sekret sot, që ti heq imunitetin Shpatit. E dua. Jam i gatshëm t’ia heq. Çfarëdo lloj qoftë misioni sekret”, tha këngëtari.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...