Vetitë “magjike” të trëndafilit të egër, që nga heqja e stresit e deri te shërimi i plagëve

Nëse dikush na kërkon të imagjinojmë një trëndafil, mendja jonë ka shumë të ngjarë të formojë imazhin e një trëndafili të kuq, simbol i erotizmit dhe dashurisë. Por pak e dinë se trëndafili siç e njohim ne sot vjen nga trëndafili i egër, me një ngjyrë rozë të ndezur dhe vetëm pesë petale.

 

Megjithatë, përveç simbolikës së lartë dhe përdorimeve të shumta të trëndafilit në fushën e kozmetikës, trëndafili i egër ka edhe veti medicinale, duke ofruar lehtësim për një mori problemesh mjekësore, ndoshta më shumë se çdo lule tjetër.

 

Largon stresin dhe rregullon presionin e gjakut

 

Aroma e fortë e trëndafilit të egër ka veti qetësuese. Sipas studimeve, nuhatja e aromës së këtij trëndafili ul shkallën e ankthit në mënyrë të befasishme. Po ashtu zierja e petaleve të tij jep efekte të dobishme në presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

 

Shton dëshirën seksuale

 

Si pjesë e pandashme e dashurisë, përfitimet e trëndafilit sigurisht që nuk mund të mungojnë në dhomën e gjumit. Aroma e tij ka aftësinë të rrisë rrjedhjen e gjakut në zonën e legenit, duke ofruar zgjidhje edhe për disfunksionin erektil.

 

Zgjidhje për inflamacionin dhe dhimbjen

 

Përmbajtja e tij e lartë e bioflavonoideve dhe antioksidantëve e bën atë jashtëzakonisht anti-inflamator. Në veçanti, uji i trëndafilit mund të përdoret si një zgjidhje e sigurt dhe efektive anti-inflamatore e syve, duke vepruar si një tonik i indeve dhe duke zvogëluar inflamacionin kapilar. Nga ana tjetër, çaji me petalet e trëndafilit konsiderohet si një ilaç tradicional për diarrenë.

 

Shërben për shërimin e plagëve

 

Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të fitokimikave antioksidantë, ai gjithashtu mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, qofshin ato të brendshme apo të jashtme./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...