I vetmi që ja doli, Beati zbulon si arriti të gjente metodën për të parë orën në shtëpinë e “Big Brother”

Ndoshta pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP” nuk do të mbahet mend për shumë gjëra (dhe me këtë Arbër Hajdari do ishte shumë dakord) megjithatë Pirro Beati mesa duket ka arritur të bëjë dicka brenda shtëpisë që askush tjetër nu ka mundur, të paktën mesa dimë ne.

 

Kështu, fotografi i njohur ka rrëfyer mbrëmjen e sotme i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio se ka arritur të gjejë një metodë për të ditur orën brenda reality show-t, gjë që sigurisht nuk lejohet, megjithatë “sekreti” i tij nuk ka mbijetuar për një kohë të gjatë.

 

“Unë e dija që mikrovalat zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja në mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin e orës. Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura.

 

E kisha me gabim 15-20 minuta sepse nuk e dija fiks, por e kisha të paktën një orar. Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa ato e kuptuan dhe ata . Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh.”- tregoi Beati, duke zbuluar kështu se ja ka arritur të lejë një shenjë brenda shtëpisë dhe ku i dihet, Luizi, Nita ose “spiuni” tjetër vazhdojnë e përdorin metodën e tij edhe tani.

 

Ndërkohë, sa i takon lojës dhe eksperiencës së tij ai u shpreh kështu:

“Për mua ishte shumë qejf, jam kënaqur shumë, kam qeshur shumë aty brenda. Këtë presionin që thonë të gjithë nuk e kam ndierë, ndoshta edhe pse nuk jam bërë pjesë e debateve. Nuk u bëra pjesë e debateve sepse ato debate që bënin ishin për gjëra që kishin kaluar dhe gjëra para se të futesha unë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...