Amos Zaharia flet për Dea Mishel: ‘Unë nuk flirtoj me sh….

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në studion e Top Albania Radio ka qenë Amos Zaharia. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV dhe gjithashtu ka sqaruar edhe njëherë situatën e krijuar për shkak të humorit të tij ‘dark’ që nga shumica është keqkuptuar.

 

Aktori i njohur gjithashtu u ndal edhe tek raporti që ai kishte me një nga banoret e shtëpisë, Deamishel ku mesa duket i dha njëherë e mirë përgjigje të gjitha pyetjeve që mund të kishim.

 

Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë.

 

Kur moderatoret e pyetën nëse ishte “ndarë” me Dean aktori u përgjigj duke thënë se:

 

Nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur.

 

Aktori tregoi edhe nëse kishte një lidhje jashtë para se të hynte në shtëpinë e BBV.

 

Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë, ishte pak a shumë si një open relationship, dicka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem.

 

Ndër të tjera Amosi shtoi se:

 

E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte, mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror. Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova. Nuk di çfarë të them.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...