Aksidenti tragjik në Greqi/ “Fli mami se do të vonohem”, fjalët e fundit të 20-vjeçarit

Midis 47 viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi është dhe studenti grek Anastasios Koutsopoulos.

 

“Shko fli mami se do vonohem”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 20-vjeçarit grek para se të ndodhte përplasja e dy trenave në Larisa.

 

 

Mediat greke shkruajnë se shanset që ai të gjendet i gjallë, pasi referuar dhe dëshmisë së të dashurës së tij, i riu ishte ulur në vagonin e dytë ose të tretë.

 

“Nuk kemi asnjë lajm nga ai. E dimë që nuk ka qenë në vagonin e parë, por në të dytin ose tretin.

 

Kemi kërkuar në çdo spital dhe nuk e kemi gjetur. Po ashtu kemi kërkuar edhe pasagjerët që janë transportuar me autobusë, por pa rezultat”, kanë thënë familjarët e tij.

 

 

Raportohet se, 20-vjeçari hipi në tren në orën 21:20 të së martës mbrëma. Telefonata e tij e fundit ishte me nënën e tij në orën 22:50 të së njëjtës natë.

 

Sipas të njëjtave informacione, 20-vjeçari i ka thënë nënës së tij se treni ka qenë shumë i mbushur me njerëz dhe se do të ketë vonesa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...