Mirë ti bëhet… Kiarës i ndodh ajo që se priste, humbet më shumë se 20,000 ….

Moderatorja Kiara Tito ka humbur më shumë se 20,000 ndjekës në Instagram.

 

Fill pas programit të fundit të reality show-t “Big Brother VIP Albania”, në Instagramin e Kiarës nisi në trend që konsistonte në ulje drastike të numrit të ndjekësve. Kiara numëronte më shumë se 580,000 ndjekës, ndërsa në këto momente ka rreth 556,000 të tillë.

 

Siç duket, ka ndikuar debati i fundit që ajo pati me Luizin. Në një pjesë të konsiderueshme të komenteve, njerëzit nuk e kanë vlerësuar qëndrimin e saj dhe të shumtë janë ata që mendojnë se ajo “po e shfrytëzon Luizin veç për lojë”.

 

Në një lojë të organizuar nga “Vëllai i madh”, vajzat duhej të mos u flisnin djemve. Këta të fundit vendosën të bënin çmos që atyre t’u prishej loja. Me këtë synim, Luizi vendosi Kiarën në një cep të tualetit dhe brenda pak minutash, ajo filloi të ndihej keq, t’i merrej fryma dhe rrjedhimisht, të kërkonte ndihmë.

 

Për shkak të bllokimit fizik të Kiarës, për banorët mbërriti një zarf i zi, ku shkruhej ndër të tjera: “Banorët nuk mund të ushtrojnë presion psikologjik, të dhunojnë verbalisht, ofendojnë, bullizojnë dhe në rastin më të fundit, të bllokojnë fizikisht – me justifikimin “në kuadër të lojës”.”

 

Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj u skualifikuan sot pasi thyen rregullat duke përdorur një gjuhë me tone kërcënuese.

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...