“A je i sigurt? Apo po të merr me zor?” Policia pyet të riun shqiptar që po fejohej dhe po bënte foto në pyll

Ndodhi dje në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Një çift është filmuar në një moment kur Policia e Kosovës e pyet të riun nëse është i sigurt që po fejohet.

 

I riu po kryente setin fotografik për ditën e fejesës, kur afër rrugës së parkut kaluan dy policë dhe pyetën djalin nëse po fejohet me dëshirë.

 

”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar.“Edhe pak jo”, ia kthen i riu.”Mos janë t’u t’ marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë.

 

Kjo ka shkaktuar të qeshura tek familjarët e çiftit, teksa në rrjetet sociale po merr komente nga më të ndryshmet.

 

Parku i Gërmisë është një park që ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Ka një sipërfaqe prej 1126 ha. Ky park është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987.

 

Shtrihet në verilindje të kryeqendrës së Kosovës (Prishtinë) dhe përfshin një sipërfaqe prej 62 km2. Kufijtë e Gërmisë fillojnë prej kodrës së vreshtave në perëndim, pastaj në lindje të Prishtinës përmes kodrës së Mirditës deri te xeherorja e Hajvalisë e deri te rrjedha e lumit të Graqanicës, kufiri jugor shkon përmes rrjedhës së këtij lumi deri te derdhja e lumit të Busisë në të.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...