Mes emocionesh, Tuna Sejdiu kujton këngëtarin e ndjerë: Me Ergi Dinin ngrita trofeun e fitores!

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu pas mungesës së gjatë në ekran, ka folur mbrëmjen e sotme për këngëtarin e saj të preferuar në periudhën kur ka qenë juri në “X Factor”.

 

Ajo ka thënë në “Në Kurthin e Piter Pan 2023” se do veçonte ato për të cilët ka luftuar dhe që i ka pasur në skuadër.

 

Njëri prej artistëve që zë një vend të rëndësishëm në eksperiencën e saj është këngëtari i ndjerë, Ergi Dini me të cilin ngritën trofeun e fitores në “X Factor 3”.

 

“Natyrisht që do t’i veçoja gjatë edicioneve që kam qenë në “X Factor” kanë qenë shumë talente. Unë do të veçoja ato për të cilët kam lobuar dhe luftuar dhe njëri prej tyre që zë vend shumë rëndësishëm në eksperiencën time, është ai me të cilën ngrita trofeun e fitores, Ergi Dini.

 

Më vjen keq shumë që rrugëtimi i tij ishte i shkurtër sepse ai ishte një talent i jashtëzakonshëm”, tha këngëtarja Sejdiu.

 

Kujtojmë se këngëtari i shumë i talentuar Ergi Dini, humbi jetën disa vite më parë në një aksident me motor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...