Kontrolluan pa mandat gazetarin, Rrumbullaku urdhëron hetim të thelluar disiplinore për policët (Video)

Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar disiplinor për efektivët që ndaluan gazetarin dhe ekipin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kontrolluan pa mandat.

 

Ekipi i emisionit investigativ ishte duke ndjekur një rast në qytetin e Elbasanit dhe teksa ata prisnin në makinë para gjykatës, aty shkuan Forcat Operacionale dhe Shqiponjat, që nisën menjëherë kontrollin, edhe pse nuk kishin urdhër.

 

Dyshimet janë se personi dhe rasti që do të investigohej ishte dekonsipurar dhe efektivët, siç pretendon vetë emisioni “Stop”, mund e kryen kontrollin të ndikuar nga personi/at që ishin subjekt i investigimit.

 

Reagimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

 

Të nderuar drejtues të emisionit “Stop”, Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, mbi kontrollin e ushtruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në automjetin tip “Benz” që ishte i parkuar përpara ambienteve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, brenda të cilit ndodheshin gazetarë të emisonit nvestigativ “Stop”, ju informojmë se:

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo u njoh me rastin, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të zhvilluar hetime të thelluara disiplinore, për veprimet që kanë kryer punonjësit e Policisë.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron gazetarët e emisionit “Stop” dhe qytetarët, se hetimi do jetë transparent dhe i panashëm, pasi ligjshmëria dhe performanca e punonjësve të Policisë janë ndër prioritetet kryesore të punës së tij.

 

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

Mbyllet per mungese klientele dhe stafi ‘Mrizi i Zanave’

Ne ditet e sotme problematika me e madhe per bizneset jane rritja e cmimeve, mungesa e fuqise puntore e shume faktore te tjere qe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Mbyllet per mungese klientele dhe stafi ‘Mrizi i Zanave’

Ne ditet e sotme problematika me e madhe per...

Habit Bledi Mane: I kam bërë dhe një këngë Kiarës, e kam dashur!

Bledi Mane që prej daljes nga “Big Brother VIP”...