Kiara zbulon punën e parë që ka bërë në ekran dhe s’ka qenë moderatore

Nëse të gjithë mendojnë se Kiara karrierën e saj e ka nisur në ‘Top Channel’ gabohen. Ajo ka treguar në një intervistë vite më se ka qenë velinë në emisionin invetigativ “Ça thu” që është transmetuar në ‘Agon Channel ‘nga Gentjan Zenelaj dhe Saimir Kodra.

 

Megjithatë Kiara këtë eksperiencë nuk e konsideron si punën e saj më të mirë. “Mendoj që çdo person nuk e harron asnjëherë punën e parë.

 

Në fakt ka qenë “Agon Channel” i pari por nuk kam bërë atë që unë kam dashur të bëjë. Kam qenë velinë në “Agon Channel”, me Saimirin dhe me Gentin”, shprehej Kiara asokohe.

 

Të njëjtën gjë e ka përsëritur dje në Big Brother, ku sëbashku me Kejsin ishin velinat e emisionit Fiks Fare që u prezantua nga Tani dhe Luizi.

 

Kiara Tito dhe Olta Gixhari nuk po kalojnë një ditë pa u konfliktuar. Sot, shkak u bë një zarf i cili ishte lënë porosi nga ‘Big Brother’ për to.

 

Menjëherë sapo Kiara doli nga dhoma e rrëfimit, u përball me Oltën e cila po e priste me padurim. Debati nisi menjëherë mes tyre.

 

Kiara i bëri të ditur se zarfi iu dorëzua asaj mirëpo Olta kishte mendim totalisht ndryshe. Ajo nisi të tregonte se vajza brenda, duke nënkuptuar zërin (mbase) ia kishte dhënë asaj, por më pas i kërkoi Kiarës që të futeshin të dyja brenda për ta sqaruar. Mënyra e komunikimit nuk i pëlqeu Kiarës, saqë i kërkoi që të mos i jepte urdhëra.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...