Sonte Prime i ”Big Brother Albania 2” nisi me një vendim nga gazetari Bledi Mane, i cili deklaron se dëshiron që të largohet nga shtëpia dhe të mos dalë Kiara nga shtëpia, e cila është në nominim me të dhe me Luizin.
Ai tha se Kiara duhet të qëndrojë edhe më shumë në shtëpi, sepse ai e sheh si një mbështetje ndaj Luizit, por edhe shtëpisë si një model i qetësisë që ajo ka përcjellë.