“Vonoj të ndez, por kur ndez nuk fikem…”/ Çfarë po paralajmëron Tani i BBV

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua “Big Brother Radio”, një partneritet mes BB VIP dhe Top Albania Radio. Banorët kanë diskutuar tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Një nga banorët më të rinj, Tani, ka analizuar lojën e tij në BBV Radio.

 

“Këtu presioni është shumë i madh. Nuk gjej fjalë t’u them personave jashtë.

 

Kam hyrë në një ambient ku nuk njihja 15 vetë, njerëz të rinj… Vonoj të ndez, por kur ndez nuk fikem… Kam filluar të lirohem pak…”, ka thënë aktori i humorit.

 

Madje Tani ka zbuluar se kur ishte jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbështeste Luiz Ejllin. Por tani gjërat kanë ndryshuar, pasi fillimisht mbështet veten e tij dhe më pas këngëtarin e njohur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...