Një 32 vjecar është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal Shkodër.
D. M., banues në lagjen “Salo Halili”, është plagosur në këmbë, në banesën e tij. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Shkodër/Informacion paraprak/ Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, sipas njoftimit të policisë.