Tha se ishte vendim i marrë në minutat e fundit, por ja kush e “mësoi” Oltën të nominojë Luizin, Kiarën dhe Bledin

Një zarf i kuq u fut nga “Vëllai i Madh” në shtëpi për Oltën, grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta përfitoi një avantazh në lojë nga “Vëllai i Madh”.

 

Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim.

 

Pasi mbajti një fjalim për të ‘justifikuar’ zgjedhjen e saj, Olta vendosi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.

 

Megjithëse tha se këtë vendim e mori në minutat e fundit, e ndikuar nga fjalët që tha Luizi në Prime, duket se aktorja ka marrë një ‘këshillë’ nga ish-miqtë e Luizit, Armaldo.

 

Në një moment kur dyshja ishin në dhomën e gjumit, duke dikskutuar rreth zarfit të kuq apo kutisë së Pandorës, Maestro këshillon Oltë që nëse i jepet mundësia të nominojë tre banorë, të zgjedhë Luizin, Kiarën dhe Bledin.

 

Edhe në një bisedë tjetër me Oltën, Maestro i ka thënë që me këtë mundësi që i ka ardhur mundet të “eliminojë dy zogj me një gur”.

 

Pavarësisht se ishte deri diku i pritshëm për banorët nominimi i Oltës, të nominuarit nuk u panë shumë të kënaqur me këtë vendim.

 

Megjithatë, Luizi vendosi të përmbahet gjatë Prime-it për të mos iu kthyer Oltës.

 

Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë gjatë këtyre ditëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...