Kamera në tualetin e BBV? Banorët të shqetësuar, produksioni i ndalon të flasin: përgjigja

Mbrëmjen e kaluar banorët kanë diskutuar mundësinë se dhe në banjo mund të ketë kamera, ndonëse nga produksioni është thënë që ai është i vetmi vend privat për banorët.

 

Tani është shprehur se në këto ambiente nuk duhet lejuar të ketë kamera.Ndërkohë dhe Emirojna është shprehur kundër duke thënë se një gjë e tillë mund ti lërë njerëzit me trauma.

 

Por në një moment ndërsa Luizi ka nisur të flasë duke nënkuptuar që ka pasur diçka për të shtuar, një zhurmë e madhe është shkaktuar brenda në shtëpi.

 

Të gjithë kanë heshtur, duke deklaruar se ndoshta nuk duhet të flasin dhe se mund ta diskutojnë nesër. Maestro ka ardhur menjëherë në dhomë i alarmuar duke pyetur se çfarë ka ndodhur, por askush nuk ka folur më tepër.

 

Në edicionet e “Big Brother” nëpër botë, ka pasur raste kur është treguar se në tualet ka kamera si masë paraprake sigurie. Ndryshe nga kamerat e tjera, pamjet e kamerave në tualet nuk vëzhgohen dhe mund të kontrοllohen vetëm nëse ka ndonjë rast shqetësues.

 

Për shembull, kamera në tualet tregoi konkurrenten Shannon Dragoo në “Big Brother” në SHBA që pastronte tualetin me furçën e dhëmbëve të një banori tjetër. Dy konkurrentë të “Big Brother” në Britani u filmuan në momente intime në tualet.

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME