Në videon më poshtë dëgjohet Ermiona të flasë qartë edhe hapur kundër produksionit i cili sipas saj favorizon Oltën.
“Ishte Olta shumë e mërzitur dhe e lumturuan Oltën”, thotë Ermiona e cila ka dalë hapur ditët e kaluar kundër Oltës.
“Më bezdis sytë”, thotë ajo duke folur me Luizin i cili bën sikur nuk kupton ndoshta për ta mbrojtur pasi ajo shprehet se ka diçka që nuk shkon nga lart (produksioni).
Luizi i thotë që po shikon ëndrra por ajo ia kthen “leri mo ato se i kam idetë shumë të qarta dhe nuk gaboj asnjëherë në ato që them”.
Ermiona vazhdon ti thotë Luizit se shikon detaje që nuk i shikon dot një mashkull. Ajo duket e nervozuar me këtë fakt.
Ermiona ia shkoqiti mirë e mirë muhabetin Oltës dje duke i thënë të zbresë me këmbë në tokë dhe duke i bërë të qartë se nuk e duron dot.