Arjolës nuk i pëlqeka fare BBV2 dhe i “shan” të gjithë banorët: Ne kemi pasur më shumë njerzillëk

Arjola Demiri e ka cilësuar toksik edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Aktorja në një intervistë për Top Albania Radio, u shpreh se Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk, të cilin nuk e sheh këtë edicion.

 

“Ky Big Brother më është dukur shumë toksik të them të vërtetën, më është dukur shumë i dhunshëm. Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk”, tha Arjola.

 

Arjola Demiri është tashmë një nga personazhet më të komentuar në media. Çdo deklaratë e saj kthehet menjëherë në lajm. Së fundmi, aktorja ka folur për jetën sentimentale dhe partnerin e saj ideal.

 

E pyetur në “Pardon my French” se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, Arjola tha se femrat e forta dhe të vështira është e vështirë t’i përballosh duke iu referuar kështu edhe shenjës së Horoskopit.

 

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…”, u shpreh aktorja.

 

Më pas shtoi: “Duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...