Pretendimet e banorëve se ambulanca shkoi me vonesë, reagon drejtori i spitalit/ Senad Hallunaj: Ambulanca ka shkuar 7 minuta pas telefonatës

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni ka reaguar në lidhje me pretendimet e banorëve të komunitetit rom për vonesën e ambulancës për sa i përket ngjarjes së mbrëmjes së djeshme.

 

Një 60 vjeçar humbi jetën ndërsa gruaja e tij është dërguar në spital pasi baraka ku qëndronin mori flakë.

 

Ndërkohë që banorët e komunitetit rom pretenduan se autoambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur me vonesë. Megjithatë, sipas asaj që ka deklaruar drejtori rajonal i Shkodrës, ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, rreth 7 minuta pas marrjes së njoftimit të dhënë nga zjarrfikësit.

 

“Ngjarja ka ndodhur rreth 22:45 dhe njoftimi nga Qendra Kombëtare e Koordinimit të Urgjencave ka qenë në 22:46. Çdo telefonatë lë gjurmë edhe në gjurmimin e sistemit janë zjarrfikëset që kanë lajmëruar sistemin e urgjencës për t’u vënë në lëvizje. Në 22:46 deri në mbërritjen e ambulancës së parë janë konsumuar vetëm 7 minuta dhe zjarrfikëset kanë qenë duke ndalur ngjarjen.

 

Praktikisht ndërhyrja nga ana mjekësore ka qenë e pamundur. Rreth 7 minuta nga informimi ka qenë ambulanca në vendngjarje. Duke pasur parasysh mundësinë e një ngjarje më të madhe është nisur edhe ambulanca e dytë në 22:56. Pra rreth 10 minuta më vonë, ambulanca e parë ka transportuar menjëherë zonjën në kirurgjisë e djegieve plastike.

 

Pastaj ka mbërritur ambulanca e dytë që ka qenë në vendngjarje rreth një orë derisa ka dalë i shkrumbuar trupi i të ndjerit. Është pritur për t’u bërë transportimi dhe në vendngjarje ka qenë edhe ambulanca e tretë. Sipas protokolleve, 5 deri në 10 minuta është koha optimale për mbërritjen në vendngjarje.

 

I bëj thirrje qytetarëve që në momentin që kanë ngjarje të tilla të lajmërojnë vetë 127, numrin e Urgjencës Kombëtare.“, ka thënë ai.

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME