Gjendet i pajetë nën rrënoja aktori i njohur i serialit “Osmani” bashkë me gruan

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë të hënën e kaluar i ka marr jetën edhe aktorit Çagdaş Çankaya dhe gruas së tij Zilan Tigris.

 

Çağdaş ishte një personazh qendror në serialin e njohur turk “Osmani”, ndërsa Zilan ishte një muzikante e talentuar.

 

Lajmi fatkeq për vd.kj.n e tyre u konfirmua nga produksioni Bozdağ Films në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, duke trishtuar shumë persona.

 

Në mbishkrim shkruhet: “I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të Çagdaş Çankaya, bashkëshortes së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në tërmet. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre”.

 

Nga tërmeti që ndodhi më 6 shkurt deri më tani numrin i të vd.ku.ve ka shkuar në 34,000 në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se numri i të pajeteve në Siri ka arritur në 5273 dhe pritet të shkojë në 7000.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME