Ditmir Bushati shpërthen në të qeshura për shkarkimin: Kryeministri më hoqi, i tha mendja e vet

Endri Xhafo e detyroi Ditmir Bushatin të flasë për largimin e tij nga qeveria katër vite më parë.

 

Duke sjellë në kujtesë deklaratat e Berishës në atë kohë dhe mbrojtjen që ish-ministri i jashtëm grek Kotzias bëri në media për largimin e Ditmir Bushatit, gazetari e pyet ish ministrin se kush e largoi nga detyra.

 

Ditmir Bushati nuk e mban dot të qeshurën në studio për këtë pyetje që ka munduar gazetarin dhe kthen përgjigjen e tij.

 

Intervista:

Pyetje: Zoti Bushati, Sali Berisha ka thënë Ditmirin e hoqi Erdogan. Kolegu dhe nuk di nëse mund të spekuloj, miku juaj Kotzias, ish ministër i jashtëm i Greqisë ka thënë:

 

Ditmir Bushati nuk u largua nga kabineti sepse qendroi gjatë në krye të diplomacisë, por sepse kishte një qendrim tjetër për cështjen e Kosovës. Me pak fjalë ai ishte kundër ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kam një pikëpyetje disa vjecare nga pamundësia për tju intervistuar kush ju hoqi? Kush e hoqi Ditmir Bushatin?

 

Ditmir Bushati (qesh): Po pse edhe pas katër viteve kur unë nuk jam më aty prapë duhet të vazhdoj të përgjigjem?

Xhafo: Sepse nuk e keni dhënë asnjëherë përgjigjen…

 

Bushati: Po kjo është një temë tanimë e ezauruar që nuk ma do mendja që ka ndonjë interes.

Xhafo: Kush e hoqi Ditmir Bushatin?

Bushati: Po çfarë duhet të them: kryeministri se normal kryeministri e heq ministrin.

 

Xhafo: Kush i tha?

Bushati: Po normal vetja e vet. Këtë temë e kemi harruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...