“K*rvë! Ju kam nxjerrë nudo!”, Hajria e përlotur tregon kërcënimet e fqinjit

Qerimi e akuzon Hajrien, bashkëshorten e tij për tradhti, por bëhet fjalë për fshehjen e disa gjërave prej tij dhe jo një akti të mirëfilltë.

 

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sqarohet se çifti i të moshuarve ka një problem me fqinjin. Fqinji, Astriti, ngacmon vazhdimisht Hajrien dhe e kërcënon, ndërsa ajo nuk i ka treguar Qerimit.

 

Qerimi i kërkon llogari për këtë, por Hajria rrëfehet e turpëruar gjestet e pahijshme të fqinjit ndaj saj. Ai ka arritur deri aty sa t’i thojë se ka filmuar momente intime të bashkëshortëve të cilat do t’i postojë në Facbook.

 

Hajrie: Nuk di si të them me një Zot që e dëgjon dhe që e sheh. Bën veprime të padëshirueshme.

 

Eni Çobani: Çfarë? Si?

 

Hajria bën gjeste me duar që tregojnë se fqinji zhvishej para saj.

 

Hajrie: I tund përpara e mbrapa, si të dojë ai. Unë nisem, ai më del mbrapa. Unë shkoj për te kunati, ai më del përpara. Veprime të pa…

 

Qerim: Çfarë të kam thënë kur të del përpara, pse s’mi ke treguar?

 

Ardit Gjebrea: Më fal, ai të del përpara dhe çfarë bën?

 

Hajrie: “Ku vete? K*rvë”. Të kam faj unë ore se unë nuk matem dot me atë se nuk kam fuqi.

 

Qerim: Nuk i tregon çfarë të thotë ai. Nuk i tregon. Nuk është kjo që ia fsheh burrit? Pse e tregon? Çdo gjë që të thotë në moment, jemi burrë e grua, jemi në këtë moshë tani.

 

Hajrie: Nuk doja konflikte dhe nuk i bëja shamatë këtij. Ngaqë s’bëja shamatë unë, ai filloi doli hapur pastaj, hipte në kat të dytë e ky e dëgjoi…

 

Qerim: Pse të arrinte deri atje që unë ta dëgjoja pas shumë kohësh?

 

Hajrie: Më ka thënë të kam nxjerrë nudo. Po çfarë t’i thosha unë?

 

Ardit Gjebrea: Çfarë thoshte, të kam nxjerrë…

 

Hajrie: Po, na ka nxjerrë, na ka hedhur, nuk e di nga dritarja.

 

Ardit Gjebrea: Të ka nxjerrë nudo?

 

Qerim: Nudo do iu hedh në Facebook, ka deklaruar para kësaj, i ka prerë rrugën e i ka thënë./tvklan.al

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...