I veshur si punonjës kanalizimesh, Ardit Gjebrea hyn në pusetë

Ardit Gjebrea, moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan iu bashkua skuadrës së punonjësve të kanalizimeve në rubrikën “Pak vëmendje”.

 

Pasi dëgjoi sfidat e tyre të përditshme, ‘zhytjen’ në pusetat e thella, përballjen me aromat e pakëndshme dhe mbeturinat e të gjitha llojeve, Gjebrea vendosi të zbriste vetë në pusetë.

 

Dy punonjësit, Petriti dhe Zeqiri i dhanë veshjet e nevojshme, kokoren, e siguruan me rripa sipas protokollit dhe e lejuan që të zbriste. E para gjë që moderatori vuri re teksa hyri në hapësirën e ngushtë, ishte aroma e tmerrshme.

 

Me humor, punonjësit treguan se kanë punuar edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, ku shpesh qytetarët iu thoshin se do sëmureshin. Por prej këtyre kushteve ekstreme që ata hasin çdo ditë, ata thonë se nuk janë sëmurur nga Covid-19 për shkak të forcimit të imunitetit./tvklan.al

Mbyllet per mungese klientele dhe stafi ‘Mrizi i Zanave’

Ne ditet e sotme problematika me e madhe per bizneset jane rritja e cmimeve, mungesa e fuqise puntore e shume faktore te tjere qe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Mbyllet per mungese klientele dhe stafi ‘Mrizi i Zanave’

Ne ditet e sotme problematika me e madhe per...

Habit Bledi Mane: I kam bërë dhe një këngë Kiarës, e kam dashur!

Bledi Mane që prej daljes nga “Big Brother VIP”...