U tha se u zhduk nën rrënojat e tërmetit, zbulohet gjendja shëndetësore e aktores turke

Tërmeti tragjik i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka përfshirë padyshim të gjithë botën.

 

Njerëzit kudo anë e kënd globit solidarizohen me këtë situatë të vështirë në të cilën gjenden të dyja shtetet. Deri më tani ka më shumë se 21,000 viktima të tërmetit të vdekur, 75,000 të plagosur dhe nuk dihet numri i të zhdukurve.

 

Fatkeqësisht sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë po shuhen. Ndër personat e zhdukur, në mediat e huaja u përfol edhe emri i aktores turke, e njohur në Shqipëri për rolet e saj në serialet “Bija ime”, “Nënë”, “Ezel” në rolin e Ejshanit, Cansu Dere.

 

42-vjeçarja e cila jetonte në afërsi të epiqendrës ku ndodhi tërmeti, u raportua e zhdukur dhe pa shenja jete. Lajmi se ajo mund të kishte humbur jetën nën rrënoja, mërziti shumë fansa të aktores.

 

Megjithatë, fatmirësisht bëhet fjalë për një lajm të rremë. Sipas gazetares Birsen Altuntas ajo gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë pjesë e një nisme për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga tërmeti.

 

Cansu Dere është një aktore dhe modele e cila filloi karrierën e saj të aktrimit pasi fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë “Miss Turqia 2000”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME