Kush është biznesmeni gjerman që ‘rrëmbeu’ Afronën nga Blero! Del foto e çiftit në dhomën e gjumit, ish-bashkëshortja e këngëtarit

Vetëm pak muaj pas divorcit me Bleron, Afrona gjen sërish dashurinë.

 

Ish-bashkëshortja e këngëtarit nga Maqedonia e Veriut ka publikuar në rrjetet sociale prej disa javësh foto të saj ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli, por kishte zgjedhur që mos t’i zbulonte imazhin.

 

Por duket se shumë shpejt kjo lidhje tashmë është zyrtarizuar sa për të bërë publik edhe personazhin që ia ka fituar zemrën. Afrona prej disa javësh ka nisur një lidhje me biznesmenin James Dyresmith.

 

Si duket pas Bleros, i cili kohëve të fundit ka bërë me dije se është në një tjetër lidhje me një tjetër bukuroshe, edhe Afrona ka bërë po të njëjtën gjë. Ka qenë partneri i saj, James, ai i cili ka konfirmuar lidhjen me bukuroshen shqiptare.

 

Në llogarinë e tij në “InstaStory”, biznesmeni ka publikuar një foto, ku në cepin e saj shihet pikërisht Afrona. Siç duket, modelja po e shijon romancën me parterin e ri dhe ka lënë pas krahëve martesën e “dështuar” me Bleron.

James Dyresmith është një biznesmen i njohur gjerman në fushën ku operon. Ai dhe Afrona janë lidhur prej disa kohësh dhe kjo marrëdhënie duket se tashmë është formalizuar, aq sa për ta prezantuar njëri-tjetrin edhe publikisht.

 

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, këngëtari i njohur shqiptar Blero ka nisur lidhjen e re të dashurisë. Me këtë ngriti dyshime përmes imazhit të fundit, ku shihet pranë një vajze. Ashtu si duket edhe nga fotot, vajza ka një ngjashmëri të madhe me Afronën.

 

Duket se artisti nga Maqedonia e Veriut ka një dobësi për biondet, ndaj edhe partnerja e tij e radhës është një sozi e ishbashkëshortes së tij. Disa javë më parë, me anë të një deklarate në “Instagram”, këngëtari konfirmoi ndarjen e tij nga Afrona.

 

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2- vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.

 

Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj, ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtet do të jetë hera e fundit kur unë do t’ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkroi ai.

 

Tashmë, duket se Blero e ka harruar përfundimisht lidhjen me ish-partneren e tij dhe është i hapur për njohje të reja. Nga ana tjetër, pak javë pas ndarjes dhe Afrona publikoi një foto në shoqërinë e një mashkulli.

 

Ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet se ka dalë në darkë me një burrë, të cilit nuk ia ka zbuluar fytyrën. Më pas, ajo ka publikuar një foto të vetën, ku duket shumë e lumtur. Afrona nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, por duket se historia me këngëtarin i përket së shkuarës.

 

Ajo ka lënë të kuptohet se po nis një romancë të re, teksa ka publikuar në “Instastory” foton e një gjesti romantik që i ka bërë një koleg. Ai i ka shkruar në një makinë llogaritëse fjalën “liebe” që do të thotë dashuri.

 

“Kur kolegu më surprizon”, ka shkruar Afrona krahas fotos. Afrona e quan James koleg, duke qenë se muajt e fundit edhe ajo i është dedikuar biznesit në Zvicër. Vendimi për të vijuar jetën në Zvicër solli edhe ndarjen nga Blero.

 

Menjëherë pas divorcit, të dy tashmë kanë gjetur dashurinë, duke mbyllur njëherë e mirë historinë e tyre disa vjeçare.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...