Dy persona djegin stallën dhe rrahin tre policët në Vau Dejës

Mbrëmjen e djeshme Afrim Sadiku dhe Gëzim Prendi dhunuan punonjësit e policisë pasi këto të fundit po i arrestonin pasi dyshohet se i vunë flakën një magazine me bagëti, që I përkiste familje Gjini me qëllim hakmarrjen.

 

Në momentin po bëhej ndalimi i tyre, Sadiku dhe Prendi kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fshat i Ri në bashkinë e Vaut të Dejës.Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime mbështetëse, duke bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar të moshës 26 vjec me banim në Bushat.

 

Pas zjarrit që përfshiu magazinën në Fshatin e Ri ditën e djeshme kanë ndërhyrë zjarrëfikëset e repartit të Vau Dejës duke shuar flakët por dëmi i shkaktuar është i madh thotë e zonja e shtëpisë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...