Bie niveli i liqenit, nis puna në molin e Shirokës

Para pak ditësh përfundoi puna në molin e Zogajve një prej tre moleve të planifikuara në liqenin e Shkodrës,

 

me të gjitha parametrat në funksion të lundrimit liqenor por edhe si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë ka nisur puna në molin e dytë në qendër të Shirokës.

 

Punimet po ecin me ritme të shpejta duke shfrytëzuar edhe motin me diell duke qënë se puna u ndërpre për disa javë për shkak të fryerjes së liqenit .Frederik Shestani nga Shiroka i cili ka 30 vite që jeton në Itali thotë se nga viti në vit kur kthehet në vendlindje shikon se si kjo zonë po transformohet dhe po merr vemendjen që i takon.

 

Megjithatë ai është i mendimit që molet duhet të ndërtoheshin me këmba dhe jo me bazament prej guri që liqeni të kryejë qarkullimin në mënyrë të lirë pasi në kohë me reshje rritja e nivelit të tij mundet edhe ti dëmtojë këto investime.

 

Projekti i 3 moleve,me financim te Fondit Shqiptar te Zhvillimit me bashkëfinancim të BE dhe qeverisë Shqiptare eshte investimi qe do te krijoje kompleksin e lundrimit ne liqenin e Shkodres.

 

Pjesë e projektit është edhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi.

 

Infrastruktura e ndërtuar nga ky projekt, do të jetë gati për pak muaj. Tre molet që po ndërtohen janë ai në Zogaj i cili ka përfunduar , në Shiroke që është drejt përfundimit dhe moli i tretë pranë shtëpisë së peshkimit në fillim të rrugës së Shirokës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...