Nuk ndalen skandalet në ‘Big Brother’/ Olta i tregon maestros sekretet e produksionit: Nuk janë budallenj ata të na…

Diskutimi për nominimet vijoi deri në orët e para të mëngjesit edhe mes Oltës e Armaldos. Maestro u shpreh se gjashtë veta duhen për të shkuar deri pranë finales.

 

Ai shtoi se pesë i ka në mendje, ndërsa për të gjashtin, do gjejnë dikë që ha biskota. Duke folur për nominimet e së shtunës, Armaldo i tha Oltës se ata nuk janë të rrezikur.

 

Olta shtoi se ajo, Luizi dhe Maestro nuk dalin në nominim, duke shtuar se ata nuk janë budallenj dhe dinë mirë t’i bëjnë llogaritë. Armaldo e pyeti Oltës se çfarë do të bëjë ajo, nëse i jepet mundësia të hapë “Kutinë e Pandorës”.

 

Olta tha se Vëllai i Madh nuk do e vë përpara kësaj situate, sepse sipas saj, nuk ka interes që shtëpinë ta lënë banorët e vjetër. Përpara se të flinte, Olta i tha Armaldos, se ai po përpiqet që ta aktivizojë Keisin në lojë. Ky i fundit u përgjigj me shenja.

 

Armaldo mendon se Diola kapet kot me disa banorë për të fituar vëmendjen e munguar. Ai i tha Kristit, se ajo përpiqet të debatojë me lojtarët e fortë, për tu vënë në qendër të vëmendjes në “Prime”.

 

Kristi i tha Maestros se pak më parë ajo po tentonte të debatonte kot me të. Armaldo i tha Kristit se ajo ka një strategji në shtëpinë e Big Brother dhe se strategjia e saj është që të pikasë konkurentët e fortë, të debatojë me to, në mënyrë që të marri vëmendje gjatë spektaklit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...