Për shkak të pozicionit gjeografik Puka është nje ndër zona më të ftohta ne vend. Temperaturat e ketyre diteve te fundit me disa grade nën zero kane shtuar veshtiresite e jeteses vecanarisht per banoret e zonave te thella apo te familjeve ne veshtiresi ekonomike.
Per t’i ardhur ne ndihme kesaj kategorie, nga bashkia Pukë po shpërndahen pako me ushqime dhe dru zjarri. Nga ana e bashkisë thuhet se me prioritet ne shperndarjen e ndihamve po shihen rastet e prsonave qe jetojne vetem. Sipas kryebashkiakut Gjon Gjonaj angazhimi I shtabit te emegjences ne keto dite te acarta eshte jo vetëm të ndihmojë këto shtresa ne nevoje por edhe të sigurohet që në çdo rast shërbimet e bashkisë Pukë dhe strukturave të tjera të emergjencës të jenë aty prezente.
Vemendje e vecante po I ksuhtohet edhe mbajtjes hapur te te gjitha segmenteve rrugore qe lidhin qytetin me njesite administrative te bashksie. Temperaturat ekstremisht të ulëta te ketyre diteve kanë sjellë ngrirjen e liqenit të Pukës, qe I jep ketij qyteti nje pamje shume terheqse.
Megjithese ky është një fenomen i zakonshëm ne stinen e dimrit, autoritetet kanë bënë thirrje që të shmanget hipja mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, pasi është me mjaft rrezik, sidomos për fëmijët. Nderkohe kjo periudhe nga bashkia po shfrytezohet edhe per mbjelljen e drureve dekorativ. Dy ditet e fundit ne qytetin e Pukes dhe zonat perrreth jane mbjellur mbi 100 fidane bliri.