‘Nuk qeshet kur tjetri vuan’, motra e Olta Gixharit reagon ashpër ndaj Arbrit dhe Zhaklinës

Largimi i Amosit mbrëmjen e djeshme e mërziti goxha Oltën, e cila nisi të qante me dënesë. Në këto momente kamera fokusoi dhe opinionistët e spektaklit, të cilët po qeshnin.

 

Këtë moment motra e Oltës, Gerta Gixhari e ka quajtur jo të hijshëm nga ana e Zhaklinës dhe Arbrit.

 

“Mbrëmë kur Olta po qante më erdhi shume keq për reagimin e dy opinionistëve. Për mendimin tim ishte një skenë jo e hijshme. Sado që ata mund të kenë opinionet e tyre ndaj çdo konkurrenti brenda shtëpisë, nuk më pëlqeu momenti kur Olta teksa po qante pasi Amosi doli nga shtëpia, dy opinionistët filluan të qeshnin.

 

Olta qante tek dera, Zhaklina me Arbrin po qeshnin. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan. Ajo po ndihej keq. Nuk mund të qeshësh kur tjetri qan”, tha Gerta e ftuar sot tek “Shqipëria live”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...