Rrëqeth 9-vjeçari, dhuron kursimet e tij për të prekurit nga tërmeti në Turqi: S’ka problem nëse nuk blej çokollata

“Fëmijët atje s’duhet të kenë të ftohtë, as të jenë të uritur. Do të dërgoj rrobat dhe lodrat e mia për fëmijët atje”, këto janë fjalët e një 9-vjeçari në Turqi, i cili ka vendosur që të dhurojë kursimet e tij për prekurit nga tërmeti që goditi vendin mëngjesin e së hënës.

 

Fëmija ka shkruar gjithahstu një letër për të mbijetuarit e tërmetit, të cilën e nisi së bashku me kursimet e tij, lodrat dhe rrobat për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti.

 

Mediet turke shkruajnë se 9-vjeçari ka përjetuar gjithashtu një tërmet të forte vitin e kaluar, ku për fat të mirë ka shpëtuar.

 

Ai i mbijetoi një tërmeti me magnitudë 5.9 Rihter në provincën veriperëndimore të Duzces vitin e kaluar.
Gjesti i tij ka përlotur ekipet e Kryqit të Kuq, të cilëve 9-vjeçari iu dorëzoi lodrat, kursimet dhe letrën për të prekurit nga tërmeti.

 

Letra e plotë

Isha shumë i frikësuar kur ra tërmeti në Duzce. Të njëjtën frikë pata kur dëgjova për tërmetin në shumë qytete tona. Prandaj vendosa që kursimet e mia që mi kanë dhënë të mëdjenjtë t’ua dërgoj fëmijëve atje.

 

Është në rregull nëse nuk blej çokollata. Fëmijët atje nuk duhet të kenë të ftohtë apo të jenë uritur. Fëmijëve atje do t’u dërgoj rrobat dhe lodrat e mia.

 

Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

 

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.
Shtetet në mbarë botën kanë thënë se do të dërgojnë ekipe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, por deri më tani vetëm pak ekipe kanë arritur në vendngjarje.

 

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ftohta dhe nga afër 200 dridhje pasuese të tokës, që kanë bërë të rrezikshme kërkimet në strukturat e paqëndrueshme. Të paktën 2.921 persona janë vrarë në dhjetë provincat turke, ndërkaq mbi 20.000 të tjerë janë plagosur, kanë thënë autoritetet turke.

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare.
Në Siri, numri i viktimave në territoret e kontrolluara nga Qeveria ka arritur në 656 persona, ndërkaq 1.400 të tjerë janë plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë.

 

Në pjesën veriperëndimore të shtetit, që kontrollohet nga rebelët, është raportuar se janë vrarë 450 persona dhe qindra të plagosur. Qeveritë nga e mbarë bota kanë ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme. I fundit ishte presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se ishte i gatshëm të dërgonte një ekip të kërkim-shpëtimit prej 60 personat si dhe furnizime mjekësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...