Deri në 38% rritje/ Ndryshon çmimi për nënproduktet e qumështit të deles dhe dhisë

Duke nisur nga 15 shkurti, çmimet e nënprodukteve të qumështit të deles dhe të dhisë do të kenë një tjetër rritje. Fabrikat e qumështit në Shqipëri, kanë rënë dakord që rritja e djathit dhe gjalpit të jetë nga 8% deri në 38 %.

 

Janë të paktën 14 nënprodukte të ndryshme që do të preken nga rritja e çmimit, duke nisur pas javës së dytë të këtij muaji. Ndërkohë, nga kjo rritje nuk do të preket qumështi i lopës apo edhe nënproduktet e tij.

 

Nuk dihet se përse fabrikat e qumështit ka kërkuar sërish rritjen e çmimeve, pas rritjes që bënë disa kohë më parë. Çmimi i naftës po shkon drejt normalizimit, çmimi i enegjisë ende nuk është rritur për fabrikat, arsye të cilat mund të ishte justifikuar rritja e çmimeve të bulmetit.

 

Sipas ekspertëve të fushës, dyshohet se fabrikat e qumshtit po abuzojnë me çmimet duke krijuar një kartel çmimesh. Nga ana e fabrikave, thuhet se bëhet fjalë vetëm për pak produkte, që janë rreth 5-7% e produkteve në total të të gjithë prodhimit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Luizi sipër saj me kokën të mbuluar, Kiara: “Se mos kujtojnë që bëmë gjë” #foto

Kiara dhe Luizi kaluan mbrëmë një natë romantike. Kjo...

Njihuni me këngëtaren shqiptare që punon si police. Video

Ajo quhet Behije Dida dhe punon si oficere në...