Banori i “BBV” merr lajmin e hidhur për humbjen e njeriut të shtrenjtë dhe shpërthen në lot (VIDEO)

Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Bruno mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it ka marrë një lajm shumë të dhimbshëm. Atij, përmes një letre, iu komunikua që gjyshja e tij ka ndërruar jetë.

 

Bruno shpërtheu në lot me të lexuar letrën, ndërsa kujtoi momentet e bukura që ka pasur me gjyshen e tij. Ai tha se e kishte marrë bekimin e saj ka hyrë në “Big Brother VIP Kosova”.

 

Gjatë programit, opinionistja zyrtare e formatit, Anita Muçaj – Haradinaj duke komentuar përfundimin e historisë së njohjes mes Xhulit dhe Atdheut, ka kritikuar edhe një banore tjetër.

 

Anita kritikat e saj i ka adresuar Vivienit, pasi kjo e fundit gjatë fundjavës i tha Xhulit – “Atdheu të la ‘live’ në televizion”.

 

Sipas opinionistes kjo sjellje nuk është korrekte, pasi edhe vetë Vivienin e kishte larguar nga shtrati Getinjo, dhe ajo i ishte rikthyer përsëri.

 

Opinionisti tjetër i formatit, Olti Curri, ka komentuar kohën e shpejtë të krijimit të çifteve brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Ai tha se Vivien dhe Getinjo janë lidhur shpejt, por kur jemi tek shpejtësia, Curri vendin e parë për nxitim i ka dhënë Xhulit me Atdheun.

 

“I referohem lojës brenda dhe çifteve që janë formuar brenda. Se janë formuar tri çifte këtë edicion dhe unë çdo referim e bëj se çfarë kam parë me Andin e Gresën, Vivin dhe Getinjon. Vivi dhe Getinjo u lidhën shpejt, por Xhuli e Atdheu akoma më shpejt, më shpejt sesa të vjen një picë në shtëpi”, tha Olti.

 

SHIKO VIDEON

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME